×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i reagon Borellit për kufijtë: Heshtja e BE-së, shton konfuzion dhe pasiguri

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 17:55

    Kreu i AAK-së,Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesit për Politik të Jashtme, Josep Borrel për kufijtë.


    Haradinaj thotë se heshtja e kryeqyteteve të BE-së, krijon konfuzion dhe pasiguri.

    “heshtja dhe toleranca e kryeqyteteve të BE-së për fleksibilitetin e idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan, nga Josep Borell shton konfuzion dhe pasiguri. Kurrë nuk do të ketë një Marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një kornizë të parimeve të saj”, ka shkruar Haradinaj në Twitter, shkruan Reporteri.net.

    Ky reagim i Haradinajt vjen pasi Borrel ditë më parë nuk e përjashtoi mundësinë e  shkëmbimit të territoreve në rast të një marrëveshjeje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ai në një intervistë tha se u takon dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë të vendosin se për çfarë do të merren vesh, duke shtuar se “BE nuk mund të jetë me katolik sesa Papa”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!