×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj intervistohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e vëllait

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 19:00

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është intervistuar nga Prokuroria Themelore e Pejës në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me vrasjen e vëllaut të tij, Enverit. 


    Burime kanë bërë të ditur për portalin ‘Sinjali’, se Haradinaj ka dhënë sot dëshminë e tij për vrasjen e mistershme të Enver Haradinajt.

    Enver Haradinaj është vrarë në vitin 2005 nga persona ende të panjohur.

    Atentati kishte ndodhur në fshatin Raushiq në rrugën kryesore ndërmjet Pejës dhe Deçanit, kundër Enver Haradinaj i cili ndodhej në një veturë.

    Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, para disa jave kishtefolur për vrasjet e pasluftës në vend – përfshirë atë të një vëllai të tij.

    Haradinaj kishte akuzuar Serbinë se qëndron prapa vrasjeve të kryera në Kosovë pas përfundimit të luftës.

    “Jam i sigurt se krejt vrasjet e pasluftës janë bërë nga dora e Beogradit”, ka deklaruar ai në RTV21.

    Serbia këtë e ka bërë “për të nxitur vëllavrasje në Kosovë”, kishte vlerësuar Haradinaj.

    “Edhe vëllain tim, Enverin, e kanë vrarë që të na fusin në këtë spirale të vëllavrasjeve”, është shprehur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!