×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kam frikë nga coronavirusi, i laj duart me sapun, me çka të qëllon

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 9:27

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se si gjithë njerëzit edhe ai frikësohet nga virusi COVID-19.


    Haradinaj tha se shpreson që dalëngadalë të lirohet edhe ritmi i lëvizjes në gjithë Kosovën, ku shtoi se në familjen e tij nuk pati ndonjë person të infektuar me koronavirus.

    “Unë shpresoj se shkojmë më tutje gradualisht, duke e liru jetën. Normal që i frikona virusit, për veti për nanën që unë e shoh çdo mëngjes. Pas çdo kontakti i laj duart me sapun, me çka të qëllon, pastaj hezitoj me nejt shumë afër me shumë njerëz, nëse kam pas afërsi bëj dezinfektim, e përdori edhe maskën. Deri tash se kemi pas askush, por s’do të thotë që s’kemi me pas. Kjo është jo shumë e njohur, i ka disa specifika. Një polic që më përcjell mua gruaja e tij e ka pas dy javë, por ka disa ndodhi të çuditshme. Është më mirë me i thënë popullit, runu por mos u ndalni në jetë”, tha ai, në TV Dukagjini.

    Por sipas tij, nuk duhet bllokuar e gjithë jetesa, por që njerëzit duke pasur kujdes vazhdojnë edhe jetën.

    Madje Haradinaj tha se është absurde të mos lejohet qarkullimi pas orës 22:30, pasi njerëzit automatikisht po detyrohen të mblidhen më tepër para kësaj ore.

    “Pse mos mi lënë njerëzit me lëviz me kerr mas 22:30 kujt ia përhap ai p.sh virusin?. Është mysafir e ka me shku në katun të vetin, pse mos me udhëtu ai? S’ka kafe e restorante qel, le të vazhdon. Disa ide të ndalesave janë bërë pa kalkulim. S’ka arsye me i ndalë njerëzit për qarkullim. Se po i detyron me dal të gjithë para 22:30. Nëse dikush ka me shku në Dragash, duhet me u qu në 4 apo pesë me shku”, tha Haradinaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!