×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kosova e përkushtuar për fuqizimin e partneritetit me Çekinë

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 14:54

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke urua popullin çek me rastin e Ditës Nacionale, ku ka thënë se Kosova është e përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Çekinë dhe fuqizimin e partneritetit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.


    Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Nacionale të Republikës Çeke.

    “Përmes të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Kosovë, ambasadorit Pavel Bilek, i urova popullit dhe shtetit çek festën kombëtare me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm. Kosova është e përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Çekinë dhe fuqizimin e partneritetit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!