×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kosova në NATO, OKB dhe me njohje nga pesë vendet e BE-së, ndryshe ndodh referendumi për bashkim me Shqipëri

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 21:07

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidat për President të vendit, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Prime Time’, në kanal 10.


    Në këtë emision Haradinaj u pyet nga moderatori për çështjen e deklaratave të djeshme që nëse deri në vitin 2024 nuk arrihet marrëveshje me BE-në dhe Uashingtonin, për njohjen e 5 vendeve evropiane, anëtarësimin në Nato si dhe disa çështje tjera, Kosova do të duhej të bënte një referendum për bashkim me Shqipërinë.

    “Tani ne bëjmë planifikim të një periudhe kohore të një mandati 4 vjeçar qeverisës apo 5 vjeçar të presidentit. Pse duhet me vazhdu më tutje me plane që kanë mungesë progresi. Kosova duhet me bë një bilanc rreth këtyre çështjeve. Po marrim shembull nëse edhe qeverisë së re BE dhe Uashingtoni, nuk i jep përgjigje Kosovës deri në fund të vitit 2024 Kosova do të ishte mirë ta kishte në agjendë të vetën, anëtarësimin në NATO, në OKB, njohja nga 5 vendet e BE. E nëse këto nuk ndodhin deri atëherë Kosova duhet t’i jep epilog vendit, ndoshta edhe duke shku në referendum për bashkim me Shqipërinë”, u shpreh ai.

    “Nëse Vuçiqi dhe të tjerët dëshirojnë ta shmangin një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë̈ në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë, Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”, shtoi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!