×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kritikon BE’në: S’ka ide se çka kërkon nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 20:35
    Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj

    I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë vizitës së tij u shpreh se të dyja palët duhet të përcaktojnë vetë epilogun e dialogut.

    Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj ka thënë se një deklaratë e tillë nënkupton se BE-ja nuk ka ide se çfarë do të ndodhë me këtë proces dhe kur do të përfundojë ai.

    Ajo më tej ka thënë se një qasje e njëjtë është edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën duke vendosur kushte të reja.

    “Deklarata e Lajçakut se Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë vetë epilogun e dialogut nënkupton se BE-ja nuk ka ide se çka kërkon nga procesi, nuk ka ide se çka është normalizimi, dhe nuk ka ide se kur duhet të përfundojë procesi. Çasje e ngjashme me procesin e liberalizimit të vizave: kushte pafund, koncesione pafund, rezultat askund”, shkroi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!