×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton “Betejën e Zhegocit”: Ishte pranvera e fundit në robëri

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 11:29

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar “Betejën e Zhegocit” në 22-vjetorin e saj.


    Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se duke kujtuar sot Betejën e Zhegocit, nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut, rezistencën, sakrificën dhe rënien e bijve më të mirë të saj.

    Postimi i plotë:

    Stina e përgjakur dhe e fundit në robëri! 15 prilli 1999, shënoi shumë ngjarje që i dhanë kahje vazhdimit të luftës për liri. Përderisa armiku po përgatitej për një operacion të shkallës së gjerë, kundër zonave të Karadakut, Llapit dhe Nerodimes, trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u bën shembull i guximit dhe gatishmërisë për sakrificë drejt realizimin e ëndrrës shekullore.

    Pranvera e përgjakur, u shënua me rezistencën e pushkët e tyre. Ishte pranvera e fundit në robëri! Duke kujtuar sot Betejën e Zhegocit, nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut, rezistencën, sakrificën dhe rënien e bijve më të mirë të saj.

    Falangat e shtetit të fundit fashist në Evropë, mllefin e humbjes në frontet e luftës gjithandej, e shfryen me egërsinë më të të madhe kundër qytetarëve të paarmatosur.

    Kujtojmë Martirët e rënë në Sllovi të Lipjanit dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë. Më shumë se dy dekada e drejtësia ende nuk është vënë në vend. Ne nuk do t’i ndalim përpjekjet tona që ata të cilët kryen këto krime të marrin dënimin e merituar.

    Sot, çdo përpjekje e jona në ndërtimin e vendit, frymëzohet nga heroizmi i luftëtarëve të lirisë dhe sakrifica e martirëve. Lavdi e përjetshme! RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!