×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton heronjtë dhe martirët e Likoshanit dhe Qirezit: Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 12:39

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar viktimat e rënë në Likoshan e Qirez, 23 vite më parë.


    Ai tha se ajo ditë historike u shënua me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve.

    ‘Njëzetetre vite më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve.

    Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim.
    Lavdi e përjetshme’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!