×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kujton të rënët në fshatrat e Gjakovës

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 10:17

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 30 dëshmorët që ranë para 21 vitesh në fshatrat e Gjakovës, saktësisht në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit.


    Haradinaj shkroi se datat 27, 28 e 29 janar të vitit 1999 ishin ditët prej më tragjikeve ku ranë luftëtarët të cilët kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë për armatim, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    27, 28 dhe 29 janari i vitit 1999, ishin ditët prej më tragjikeve gjatë Luftës Çlirimtare.

    Në tentim për të shkuar drejt kufirit e të ktheheshin me armatimin që aq shumë iu duhej luftëtarëve të lirisë, do të përjetësohen shumë burra, shumicën e të cilëve kisha rastin t’i njoh nga vijat e frontit.

    Përgjithmonë përulem para veprës së tyre dhe gjithmonë kujtojmë emrat e tyre: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.

    Ato ditë të kobshme, në tentim për të strehuar e shpëtuar luftëtarët e plagosur u flijuan dhe rogovasit Rrustem Morina me djemt Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala.

    Rënia e tyre u bë frymëzim që ne të vazhdonim luftën për liri deri në ditën e Fitores.

    Lavdi e përjetshme!

    RH

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1584240401700368/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARD3_EUoBa2n76CcgiR4EkbESQU67Sp23kgYfRBCZbqCv0wQYgwOo07gMvnBdpkKgLP12PDhDc0f77iFb_AUr5UwC0xH1pZNZ7Wq95RHpc6XQ0YyI4SZNJL6Vd1oQFRYH8YDt-T4p2TyJ3SbK0Pprvl7PuzvxQ59onIGwgPt8t9u7GnB7xaFfGqMu2gIzvVbawc6JoQtj0C-tbQzPR8ayUtVjYj9NyiByyNVpvLCMjoClJhc1YoUTp5swbidXo2BpWRZI-Px2FjuwRzOS1v59jqibwEUZ-68k0L9PvTAoVEX49iy7fzi9Gfbc1pIERv_1vaiF74mt1gINVRnsz0p2_YnRA&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!