×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kurti ta pyes veten pse po braktiset nga të gjithë

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 22:33

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti duhet ta pyes veten se si të gjithë janë të këqij dhe vetëm ai i mirë. Ai ka thënë se vetë fakti që LDK doli nga koalicioni me Vetëvendosjen, flet shumë.


    Haradinaj ka thënë se nuk ka mundësi që LDK-ja të ketë dalë nga koalicioni për hatrin e Hashim Thaçit apo Ramush Haradinajt.

    Ai ka thënë se LDK nuk e ka shumë në qejf Presidentin Thaçi.

    “Kur janë krejt të këqij për ty, duhet me këqyr edhe veten mos je i keq. LDK nuk është parti që ngutet shumë. Ka pas një zor të madh që e ka marr këtë vendim, për me e rrëzu këtë Qeveri. Hera e parë që LDK prish marrëdhënie qeverisëse me dikë. Duhet të ketë pasur argumente të fuqishme. Nuk e bën LDK-ja Hashim Thaçin, se nuk e donë Hashim Thaçin”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

    Ai ka thënë se Kurti e ka humbur shumicën në Kuvend në kohë rekord.

    “VV, me logjikën e saj mashtruese, e ka sjell edhe vendin në një pozitë të rëndë. Kryeministri Kurti e ka humbë shumicën në kohë rekord. Duhet me ia shtry pyetjen vetes se çfarë ndodhi”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!