×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kurti të informojë opinionin se për çka është dakorduar mbrëmë në orët e vona me Lajçakun

    Reporteri
    26 Janar 2023 | 10:07

    Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar darken e mbrëmshme të kryeministrit Kurti me emisarin Miroslav Lajçak.

    Haradinaj ka thënë se Kurti do të duhej të sqarojë opinionin në Kosovë për darkën e zhvilluar mbrëmë në orët e vona se për çka u dakorduan.

    “Shpresoj që Albini do e sqarojë opinonin në Kosovë për darkën e zhvilluar mbrëmë në orët e vona se për çka u dakorduan! A janë pajtuar për zbatimin e atyre marrëveshjeve që i kundërshtoi deri sa erdhi në pushtet!?
    Është e padrejtë që opinioni të informohet nga negociatori e jo nga Albini.
    Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin. Shpresoj që ky mengjes do jetë reflektues për ty dhe për përgjegjësitë që i ke”, ka shkruar Haradinaj.

    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas një darke pune që pati mbrëmë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, tha se se me ta pati diskutime të hapura dhe intensive. Lajçak tha se me Kurtin e Bislimin u dakorduan për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara.

    “U ktheva në Kosovë sot për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu u dakorduam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajçak.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deri më tani nuk ka dhënë detaje për takimin që kishte mbrëmë me Lajçakun. /Reporteri.net/

    Lajçak pas takimit me Kurtin e Bislimin: U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!