×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Kurtit: Nuk je për të vajtuar, por për të gjetur zgjidhje, mos e shtrenjto rrymën

    Reporteri
    23 Janar 2022 | 13:29

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se është rikthyer në punë blloku B i TC “Kosova B” në KEK. 

    Haradinaj i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili më herët dha lajmin për rikthimin e bllokut B2 të TC “Kosova B”, e që sipas kreut të AAK-së, ky nuk duhet të ishte lajmi, por mosshtrejtimi i energjisë elektrike.

    Ai ka porositur Kurtin se nuk është në pozitën që mbanë për të vajtuar, por për të gjetur zgjidhje, e që i ka kërkuar të mos e shtrenjtojë çmimin e energjisë elektrike. /Reporteri.net

    Shkrimi i plotë i Haradinajt:

    Lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim Blloku B!

    Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok.

    Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike: Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur…

    Po paska harru të thotë: eh sikur të mos e kisha bllokuar projektin “Kosova e Re”; eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerikan…

    Po e shkuara është e shkuar. Ai nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje.

    Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat.

    RH

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!