×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Ky është mashtrimi i radhës nga Qeveria Kurti, vendimi i shfuqizuar ishte i Isa Mustafës

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 18:55

    Qeveria e Albin Kurtit votoi sot për të shfuqizuar vendimin që u garantonte zyrtarëve të shtetit të merrnin paga dhe privilegje edhe pas mandatit.


    Për këtë vendim, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, duke thënë se paraqitja që i bëri Qeveria këtij shfuqizimit, është mashtirm për opinionin, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Haradinajt, vendimi që u shfuqizua nga Qeveria Kurti nuk është vendim i Qeverisë Haradinaj, por i Qeverisë së Mustafës.

    “Sot Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj. Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015. Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit. Shpresoj që Kryeministri Kurti e ka informuar partnerin e tij të koalicionit Z. Mustafa për këtë vendim. E neve na mbetet ta informojmë opinionin për këtë mashtrim të radhës”, ka thënë Haradinaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!