×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj mbledh partinë: AAK qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 17:45

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se ka zhvilluar gjatë javës takime me kryetarë dhe nënkryetarë të degëve të kësaj partie.


    Haradinaj, ka njoftuar se diskutimi i këtyre takimeve ishte organizimi dhe procesi i zgjedhjeve të brendshe në AAK.

    Postimi i tij:

    Gjatë kësaj jave zhvillova takime me nënkryetarët e Aleancës si dhe me disa kryetarë të degëve, Xhafer Gashin, Faton Jakupin, Zaim Belën, Besnik Shalen, Vehbi Imerin, Fatmir Shurdhajn, Selami Saitin, Nehat Maxhunin, Rexhep Kadriun, Lulzim Kabashin, si dhe me Kryesinë e degës së Mitrovicës dhe Podujevës.

    Temë diskutimi në këto takime ishte organizimi dhe procesi i zgjedhjeve të brendshme në AAK.

    Gjithashtu, me Grupin Parlamentar të AAK-së diskutuam për hapat e mëtejmë, si dhe për veprimet që do t’i ndërmarrim si AAK, në mbrojtje të taksës.

    “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”.

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1626754887448919?__xts__%5B0%5D=68.ARAPbVbLUKe209lV8YLFtGF2_bC-8Hzx-RaRDR7FzdP3rfDMVYVtc54-XncNrDsoPHMrZ_vkuniEWNIoTRl1WcwekQOu0QyINrumEP5lgRpdVJQ2tQGgcSlEwmJ_pvg-bmowHwmawcPx3grcJk2AZnVeF-VE04CPG-S-ls4ijGOZAjYtPgoX7s90_Vw9ftdj4t8ke0H-R3IpamiWATraUHsj48pWWnkkseToioQzzvXKBMQedIhw1r564ErjQRvTDrHLF1lu2nc76VcftqfYNljWXPa31nQeOUPqGM9Opn9HIydJI8Y7nYdL15Fds2FiXIA3-D2LH-jd0IUN20-RVZuG-g&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!