×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Nuk ka logjikë të lejohet lëvizja e kufijve

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 17:12

    Kryeministri Ramush Haradinaj, sërish ka folur për mbrojtjen e territorit, duke thënë se ja kemi borxh heronjve që kanë dhënë jetën që të mbrohet toka jonë.


    Haradinaj ndërsa ka folur në tubimin përkujtimor me rastin e zbulimit të Pllakës së patriotit, Ramë Bllaca, ka thënë se me asnjë çmim nuk do ta lëshojmë tokën tonë, dhe askush s’ka me mujt me na nda prej tokës tonë.

    “99 e ka mbyllë të drejtën e Kosovës me qenë në troje të veta. Pra nuk është një e drejtë e humbur po një e drejtë që e ruajmë në memorie. A ka logjikë që na me e hekë prej memories që veç para 100 vjetëve janë pranë prej shpijave të veta janë vra janë torturu.  A ka logjikë që dikush i kësaj toke i këtij populli me leju edhe njëherë Serbia me kërku tokë të shqiptarëve, copëtimin e Kosovës, ose në emër të çfarëdo lëvizje të kufijve na me dhanë për njohjen tonë. Deri kur?”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se duhet me dërgu porosinë e Ramë Bllacës në vend që të mbetemi të lidhur me tokën tonë, dhe të jemi besnik ndaj aleatëve tone.

    “Do ta bartim brez pas brezi porosinë e heroit Ramë Bllaca që me asnjë çmim të mos e lëshojmë tokën tonë. Me asnjë çmim dhe askush nuk ka me na nda prej tokës tonë. Ndoshta përpjekja e fundit të Serbisë, zhvendosja e 1 milionë njerëzve ishte finalja e madhe e një padrejtësia që ka ushtruar Serbia ndaj nesh. Jam i bindur që 99 e ka përmbyllë të drejtën tonë me qenë në troje të veta, me qenë zot shpije”, ka shtuar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!