×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj me zyrtarë të AAK-së u pritën sonte për iftar në Prizren

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 20:24

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me disa anëtarë të partisë sonte janë pritur për iftarë në qytetin e Prizrenit.


    Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se iftari paraqet përpos gëzimin për agjëruesit edhe barazinë e solidaritetin mes atyre që ndajnë ushqimin mes vete.

    Postimi i tij:

    Në Prizrenin e bukur, sonte na bashkoi miku im Varis Xhejlani.

    Vlerat shpirtërore gjithmonë na kanë bërë bashkë si popull e iftari paraqet përpos gëzimin për agjëruesit edhe barazinë e solidaritetin mes atyre që ndajnë ushqimin mes vete.
    Paraprakisht, kam vizituar biznesin e Jahja dhe Besfort Brikës dhe kam shprehur edhe njëherë përkrahjen time për hapjen e mëtutjeshme të ekonomisë, veçanërisht sektorit të gastronomisë.

    Gjithashtu, me Varisin i cili kryeson Shoqatën “Esnaf”, shkëmbyem mendime për pasojat e shkaktuara nga gjendja pandemike, sidomos për kategorinë që ai përfaqëson, biznesmenët dhe zejtarët.

    Rimëkëmbja ekonomike, kërkon intervenimin e shtetit në favor të ruajtjes së vendeve të punës, ndalimit të degradimit të mëtutjeshëm ekonomik dhe ndalimin e rritjes së varfërisë. Është koha për vendime të guximshme që të ndalohen pasojat afatgjate të krizës ekonomike.

    Varisin e falënderoj për mikpritjen, e besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar!
    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!