×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj mesazh Thaçit për Luginën e Preshevës: Të jemi të kujdesshëm me shqiptarët atje

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 21:00

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi thuajse nuk lë paraqitje mediale por edhe në konferenca apo statuse në Facebook që nuk flet për idenë e korrigjimit të kufirit.


    Ai vazhdon të besoj fuqishëm se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës dhe për arritjen e këtij qëllimi thotë se politika duhet të jetë e bashkuar.

    “e drejta e përfshirjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është legjitime, korrigjim i padrejtësive historike dhe siguri për qytetarët e asaj treve për të jetuar në trojet e tyre”, tha Thaçi në një nga statuset e fundit.

    Por këtyre zërave të vazhdueshme të Thaçit i është kundërpërgjigjur kryeministri Ramush Haradinaj.

    Ai thotë se duhet pasur kujdes kur ju premtohet shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit se do bashkohen me Kosovën.

    “Duhet me pas kujdes si ju qasemi shqiptarëve të Preshevës. Dëshira me na u bashku Presheva, dhe rasti i ndarjes se Kosovës, janë dy raste të ndryshme”, tha Haradinaj në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Për këtë temë mbrëmë foli edhe deputeti Daut Haradinaj që është vëllau i kryeministrit.

    Deputeti i AAK-së tha se presidenti po luan emocionalisht me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    “Pa një njohje reciproke nuk jam i gatshëm me ju thanë qytetarëve të Kosovës do ta marrim Luginën e Preshevës. Shpresoj që Lugina të bashkohet me Kosovën. Po luhet me emocionet e shqiptarëve jashtë Kosovës, sepse ata janë në gjendje siç ishin shqiptarët e Kosovës para 20 vitesh”, ka deklaruar Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Daut Haradinaj: Ideja e lëvizjes së kufijve ka vdekur, Thaçi po luan me emocionet e shqiptarëve të Luginës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!