×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Mos arritja e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë rrezikon rajonin

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 17:50

    Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “20 vjet liri: Një vizion për paqe të qëndrueshme”, ka folur për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje me Serbinë, por pa prekur kufijtë aktual.


    Haradinaj ka deklaruar se interesi i Kosovës është të arrihet një marrëveshje me Serbinë për çka ka thënë se duhet bashkuar të gjithë.

    “Mos arritja e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë rrezikon rajonin tonë. Rusia e ka për qëllim me dobësuar perëndimin, me bo të pasuksesshëm për me ardh me agjendën e vet. Interesi ynë është të bashkohemi me arrit një marrëveshje me Serbinë, në kufi ekzistues në respekt të gjithëve dhe pastaj të mbetemi në detyrat tona, në zhvillim ekonomik e mirëqenie”, ka deklaruar Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa ka folur për paqen, ai ka deklaruar se ata që kanë guxim e bëjnë paqen.

    “Ata që kanë guxim e kanë bo luftën. Pa ata që e kanë bo luftën zor është me bo paqen. Në çka do ta vendosim themelin e paqes. Mirë është me ditë nga çka rrezikohet paqja. Institucionet e dobëta në përgjithësi e rrezikojnë paqen, humbja e besimit në institucione nga populli e rrezikon paqen. Institucionet e dobëta shkaktojnë vakum dhe korrupsion, dhe rrjedhjen e shfrytëzojnë armiqtë e paqes”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ndërsa ka folur për institucionet e drejtësisë kryeministri ka lavdëruar punën e tyre.
    “Policia e Kosovës është e konsoliduar dhe e zhvilluar. Agjencia Kosova e Inteligjencës është ndër agjencitë më të avancuara në rajon. Në gjyqësorë pagat janë dyfishuar për gjyqtarë e prokurorë, është rrit numri i gjyqtarëve e prokuroreve dhe kjo flet për vëmendje në këto institucione. Jam i bindur se të gjitha rreziqet, krimet e çdo llojit, si terrorizimi, agjenda ruse, janë sfida që na bashkojnë dhe nuk na ndajnë”, ka deklaruar Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!