×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Neve na ndihmoi Zoti, NATO e Amerika

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 15:25

    Pas homazheve tek shtatorja e Haxhi Zekës dhe Shkëlzen Haradinjat, si dhe tek pllaka që mbanë emrat e të rënëve të luftës në Pejë, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se e kemi forcuar lirinë tonë por jo vetëm me taksë e me ushtri por do të punohet në forcimin e lirisë tonë edhe duke i zbardhur krimet e luftës.


    “Në vitin 1999 kur kam ardhur në Pejë ka pasur vetëm shkrumb e hi por e di se ka ardhë vetëm era liri. Edhe pas luftës kemi humbur shumë njerëz por besoj se jemi mbushur mend tashmë. Ju e dini në vitin 1998 e 1999 sa i vlefshëm ishte vëllai me i dalë në krahë kundër pushtuesit, historia na ka mësuar se kur e kemi qëllimin e drejtë na ndihmon edhe Zoti. E vërtetë, edhe neve na ndihmoi Zoti, NATO e Amerika”, tha Haradinaj.

    Ai po ashtu theksoi se përveç taksës e ushtrisë, do të punojë për ta forcuar lirinë duke i zbardhur krimet e luftës.

    ”Ne e kemi forcuar lirinë tonë por jo vetëm me taksë e me ushtri, do të punojmë ta forcojmë lirinë tonë edhe duke i zbardhur krimet e luftës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!