×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Një dezertim i mundshëm i Kurtit në këtë situatë, dëmton rëndë shtetin dhe kauzën tonë

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 20:05

    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një mbledhje me qytetarë të komunës së Junikut, prej ku ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti.

    Haradinaj ka thënë se logjika qeverisëse e Kryeministrit Kurti nuk përkon me rrethanat aktuale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike”, ka deklaruar Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

    Tutje ai ka kritikuar edhe mënyrën se si Qeveria po e menagjon situatën me dialogun Kosovë-Serbi, të cilën Haradinaj e ka quajtur të dobët.

    Haradinaj ka thënë se një dezertim i qeverisë në këtë kohë, dëmton rëndë shtetin dhe kauzën e saj.

    “Për hir të interesave nacionale, Aleanca do të ofrojë përkrahjen e saj për proceset pozitive që hapin dyert tona në NATO dhe na vendosin nën ombrellën e sigurisë dhe stabilitetit. Përndryshe, një dezertim i mundshëm në këtë situatë, për arsye të ndryshme folklorike, do ta dëmtojë rëndë shtetin dhe kauzën tonë”, ka njoftuar Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Në Junik bashkëbiseduam me qytetarët për marrëveshjen për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shqetësimin e rjedhave të situatës dhe mënyrës së dobët se si qeveria e ka menaxhuar këtë proces me rëndësi jetike për vendin.

    Theksova shqetësimin tim për logjikën qeverisëse të Kurtit, që nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike.

    Për hirë të interesave nacionale, Aleanca do të ofrojë përkrahjen e saj për proceset pozitive që hapin dyert tona në NATO dhe na vendosin nën ombrellën e sigurisë dhe stabilitetit.

    Përndryshe, një dezertim i mundshëm në këtë situatë, për arsye të ndryshme folklorike, do ta dëmtojë rëndë shtetin dhe kauzën tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!