×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për Mustafën e Vjosën: Ju jeni “parazitë politikë”

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 20:37

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradiaj, i ka quajtur parazitë politikë Isa Mustafën, Vjosa Osmanin dhe kolegët e tyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Haradinaj, shef i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk mund ta besojë se si, sipas tij, në kohën kur është afër marrëveshja finale me Serbinë, ata i bëjnë ballë presionit, dhe e heqin taksën.

    “Është jashtëzakonisht i habitshëm roli i parazitëve politikë të LDK-së, i ish-kryeministrit Mustafa, i znj. Osmani dhe gjithë kolegëve të tyre”, është shprehur Haradinaj.

    “Vërtetë janë parazitë politikë. Si guxojnë ata të bësojnë që, duke e pranuar një presion të tillë, në kohën kur po flitet për kontratën finale, që procesi i ardhshëm është fitues?”, ka thënë Haradinaj për FrontOnline.

    Haradinaj ka deklaruar se liderët e LDK-së janë ata të cilët kanë kërkuar heqjen e plotë të taksës.

    Nga kjo, ai ka thënë se ekziston rreziku se në marrëvshjen finale do të kërkohen edhe gjëra të dhimbshme.

    “Ata janë më keq se z.Kurti. Ata thonë se taksa duhet të hiqet pa kushte. Ky madje z.Kurti po mundohet ta mashtrojë popullin, LDK-ja e ka thënë hapur se taksa duhet të hiqet pa kushte. Ky e hoqi dje pa asnjë kusht. Është e habitshme kjo qasje, këta a po e dijnë ku po hyjnë”, ka thënë Haradinaj.

    “Nesër në kërkesën për kontratën finale çka do t’i kërkohet Kosovës, këta nuk do të kenë mundësi më që të ngulin këmbë sepse këta e dëshmuan që janë të paqëndrueshëm me kaq pak presion. Me dy-tri deklarime publike këta e hoqën taksën. Këta treguan sa të dobët janë. Bashkësia ndërkombëtare ka me qenë e pamëshirshme ndaj Kosovës, do t’i kërkojë Kosovën kompromise në proces”, ka deklaruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!