×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika pushtetit

    Haradinaj për vizitën e Osmanit e Kurtit në SHBA: S’ka rezultat, ka vetëm kosto të paguar nga populli

    Reporteri
    02 Tetor 2024 | 14:10
    Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas Forumit Gjermano- Kosovar tha se Kosova është e izoluar nga CEFTA si dhe nga investimet. Ai përfoli deklaratën e emisarit Sarrazin në forum i cili tha se shumica e investitorëve shkojnë në Serbi sepse duan të bëjnë biznes me tërë rajonin.

    “Ne po vazhdojmë me i shkaktu humbje të madhe financiare vetes dhe mungesë të investimeve, rrjedhimisht mungesë të vendeve të punës, largimin e njerëzve, ishte mjaft direkt me këto shqetësimet e tij për këtë çështje vetizoluese të Kosovës”, tha Haradinaj.

    Haradinaj u pyet edhe për vizitën e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti në SHBA me agjendë të ndarë. Ai tha se kjo vizitë nuk ishte bilaterale.

    “Fakti që prezent ishte edhe Lajçak kjo ishte në kuadër të dialogut, nuk ishte një takim i kryeministrit të Kosovës, por është me palët që e udhëheqin dialogun ishte Departamenti i Shtetit dhe me Lajçak, është mungesë totale e marrëdhënieve bilaterale.”, u shpreh Haradinaj

    I pari i AAK-së tha se Osmani pati një qasje për një marrëdhënie bilaterale, por që sipas Haradinajt kjo nuk prodhoi efekt.

    “Shihe kur nuk e ke qeverinë me veti, pra kur e ke qeverinë të dënuar ose të sanksionuar, vështirë është atëherë nga këto marrëdhënie nga këto foto opurintiste me sjell asnjë rezultat, nuk kemi një njohje të re nuk dimë çfarë kemi. E kemi vetëm një kosto të madhe, numri aq i madh i të gjithë atyre që kanë shkuar atje e që i paguan populli i Kosovës, në të njëjtën kohë e dini që në Kosovë ka pensione që janë vetëm 100 euro “, tha Haradinaj për RTV 21.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!