×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria

    Haradinaj përgëzon hapjen e bazës ajrore në Kuçovë, por thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO sigurinë do ta bënte të plotë

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 12:27

    Në Kuçovë të Shqipërisë më 4 mars u përuruar baza ajrore taktike e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Për këtë, ka shkruar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përcjell Reporteri.net.

    Haradinaj shkroi se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit.

    “Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurtë, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë”, shkroi Haradinaj.

    “E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalur nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!