×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj përseritë shqetësimin për qasjen e Qeverisë Kurti ndaj UÇK-së

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 19:09

    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka ripërseritur qëndrimin e tij se është i shqetësuar me deklarimit e Kryeministrit Kurti në lidhje luftën në Kosovë.


    Në një postim në Facebook pas takimit me strukturat e AAK-së, Haradinaj ka shkruar se ka informuar partinë e tij rreth takimit me Kurtin, transmeton “Reporteri.net”.

    “Informova Kryesinë për takimin që kisha sot me Kryeministrin Kurti, kërkesat dhe shqetësimet që i kam paraqitur, përfshirë temat e dialogut dhe qëndrimit të qeverisë rreth Luftës Çlirimtare”, shkroi Haradinaj.

    Pas takimi të sotëm me Kurtin, Haradinaj para gazetarëve ka thënë se e dëgjoi të parin e ekzekutivit rreth qëndrimeve për dialogun.

    “Ne dëgjuam qëndrimet e Kurtit për dialogun. Shqetësime të tjera janë se hetojmë se ka një ikje nga qeveria se Kosova ka bërë luftë dhe se UÇK-ja në bashkëpunim me NATO-në kanë çliruar Kosovën”, tha Haradinaj.

    Haradinaj ka kundërshtuar deklaratat e Kurtit se Ballkani duhet të çlirohet nga kriminelët e luftës, duke shtuar se kryeministri duhet të kërkojë që Serbia të çlirohet nga kriminelët e luftës dhe për këtë ka mjaftë fakte.

    Ai tutje ka përmendur edhe përfshirjen e SHBA-ve në dialog.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!