×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pritet nga të rinjtë pejanë: E mbështesin konceptin 100% shtet

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 17:36

    I nominuari për për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim me të rinjtë e Pejës, ku ka thënë se ata duan të kontribuojnë në epokën ku jetojnë.


    Ai me këtë rast tha se fuqia e rinisë gjithmonë ka qenë promotore e përpjekjeve për liri e shtet.

    “Sot, ata duan t’i kontribuojnë epokës të cilën e jetojnë, duke e fuqizuar me votë masive projektin tonë të përbashkët Kosovë qind për qind, me krijimin e mundësive për prosperitet ekonomik të vendit”, tha Haradinaj duke shtuar se rinia e Pejës është në mbështetje të plotë të konceptit 100% shtet.

    Haradinaj ka mbajtur disa takime ditëve të fundit me të rinjtë.

    Ai ka premtuar se mandati i ri qeverisës do të jetë i fokusuar në zhvillimin ekonimik dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!