×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Qeveria e mashtrimit, votoi buxhetin e mjerimit

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 13:09

    Ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj konsideron se buxheti i Kosovës është votuar me nguti dhe jotransparencë.


    Sipas tij, buxheti lë pa paga të rritura heronjtë e Kosovës.

    “Qeveria e Mashtrimit, mbrëmë me një kontrabandim të orkestruar votoi buxhetin e mjerimit. Me nguti dhe jotransparencë votoi buxhetin i cili shkurton dhe anulon projekte që prekin gati gjysmën e popullit të Kosovës. Për më shumë këtë herë la pa paga të rritura heronjtë e Kosovës, mjekët, stafin mjekësor, policët e zjarrëfikësit. Turpi do t’i mbulojë dhe qytetari do t’i ndëshkojë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook-transmeton Indeksonline.

    Shkrimi i tij i plotë:

    Më poshtë janë vetëm disa nga projektet që u hoqën nga buxheti dhe disa për të cilët u shkurtua buxheti deri në mos realizim:
    – Rruga Brigada 123 – Sheshi në Suharekë;
    – Shtëpia e Kulturës – Suharekë;
    – Qarkorja rruga Bujar Roka, dalja për Prizren dhe tranziti i ri – Gjakovë;
    – Rruga Gjakovë – Dollc – Gjakovë;
    – Stadiumi – Gjakovë;
    – Dalja për Pejë – Gjakovë;
    – Dalja për Prizren, nuk ka mjete;
    – Edhe rrugët rajonale Kralan – Jabllanicë ose Cërmjan – Meqë – Gjakovë;
    – Dy projekte të reja që kanë qenë të planifikuara me kornizën buxhetore, njëri ka qenë trotuar dhe ndriçim nga termocentrali Kosoves B dhe tjetra rruga Avni Rrustemi Obiliq – Milloshevë – Obiliq;
    – Lagjia Hade e Re projekt i cili ka qenë në koordinin me Ministrinë për shkak të zhvedosjes së Hades dhe Shipitullës – Obiliq;
    – Rruga Hoxhë Ali Qekezi – Obiliq;
    – Ruga Lumbardh – Vranoc – Deçan;
    – Rruga e Pleqës – Deçan;
    – Ruga Irzniq – Gllogjan – Deçan;
    – Varrezat e Qytetit – Deçan;
    – Projekti Belleja – Deçan;
    – Asfaltimi i rrugëve ne fshatrat: Malësi e Vogël, Ratkoc, Dejnë, Vrajakë, Bratotin, Dobidol, Çifllak dhe Kramavik – Rahovec;
    – Ndërtimi i rrugëve në fshatrat: Krushë e Madhe, Celinë, Fortesë, Xërxë, Nagac, Hoqë e Vogël, Brestoc, Opterushë, Zaqisht dhe Reti – Rahovec;
    – Ndërtimi i rrugës Nashpall –Sapniq – Rahovec;
    – Ndërtimi i rrugës Opterushë-Samadraxhë – Rahovec;
    – Shtëpia Muze e Ukshin Hotit – Rahovec;
    – Fshati Hoçë e Madhe – Rahovec;
    – Ndërtimi i rrugës 4 korsi Rahovec –Xërxë – Rahovec;
    – Renovimi i stadiumit të futbollit – Rahovec;
    – Stadiumi i futbollit në Ratkoc – Rahovec;
    – MOS-Ndërtimi i zonës ekonomike- Parkut Industrial tashmë të licencuar në Opterushë – Rahovec;
    – Sheshi Qendror – Rahovec;
    – Kolektori i ujërave të zeza – Rahovec;
    – Projekti për furnizimin me ujë të pijes – Klinë;
    – Asfaltimi i rrugës Klinë – Shtupel – Klinë;
    – Asfaltimi i rrugës Zllakuqan-Ranoc – Leskoc – Klinë;
    – Renovimi i shkollave Gllarevë, Grabanicë, Shtupel dhe Volljakë – Klinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!