×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Qytetarët do t’ia nxijnë jetën Kurtit nëse vendos për heqjen e taksës

    Reporteri
    20 Shkurt 2020 | 21:34

    Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka kërkuar edhe një herë nga kryeministri Albin Kurti që të mos marrë vendim me heqjen e taksës, ngase sipas tij kjo nuk do të kalojë pa pasoja.


    Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se beson që në këtë vend ka të ri e të reja që do t’ia nxijnë jetën Kurtit nëse ai vendosë për heqjen e taksës, shkruan Reporteri.net.

    Ai në Klan Kosova ka thënë se të rinjtë e Kosovës do të ‘ia ngjyjnë kryet me vo’, nëse Kurti e heqë taksën.

    ‘’Do të ketë të rinj që do t’ia ngjyjnë Kurtit me vo, bile të klluqta nëse e heqin taksnë. Është dashtë me e pru Koosvën në këtë peshë që është. Cila është kundërvlera. Është tepër axhami Kurti,është mos vet çka i bjen kjo. Thotë unë e prodhoj kundërvlerën, e heqë taksën, e sjell Serbinë dhe ia lë vetes fajin’’, ka thënë Haradinaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!