×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj reagon për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 20:51

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit të Insajderit, Visar Duriqi, i cili u sulmua brutalisht mbrëmë nga tre persona.


    Haradinaj në këtë reagim ka thënë se e dënon ashpër këtë sulm, të cilin e ka quajtur qyqar.

    Ai ka ftuar organet e drenit që ta zbardhin këtë rast.

    “Dënoj ashpër sulmin qyqar ndaj gazetarit Visar Duriqi. Kërkoj që organet e rendit të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit. Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt”, thuhet në reagimin e Haradinajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!