×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj së bashku me zëvendëskomandantin e KFOR-it bëjnë homazhe në Gllogjan

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 12:26

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot në Gllogjan në përvjetorin e rënies së Arben e Luan Qerimaj.


    Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se për homazhe ka qenë së bashku me zëvendëskomandatin e KFOR-it, John Boyd.

    Luftës sonë për liri e dinjitet këta djem trima ia shtuan pushkët e tyre për të rënë në mbrojtje të së drejtës sonë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

    Postimi i plotë i tij:

    Së bashku me zëvendëskomandatin e KFOR-it, Gjeneralin amerikan John Boyd, sot në Gllogjan homazhe në përvjetorin e rënies së Heronjve të Kosovës, Arben e Luan Qerimaj. Me nderimet më të larta kujtojmë sot edhe bashkëluftëtarët e tyre të rënë po në këtë ditë, Rexhep Tafa, Bislim Alijaj dhe Haki Krasniqi. Luftës sonë për liri e dinjitet këta djem trima ia shtuan pushkët e tyre për të rënë në mbrojtje të së drejtës sonë. Heroizmi i tyre do të na shërbejë përherë si burim për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!