×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Serbët në veri të mos bien pre e Vuçiqit

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 17:52
    Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

    Edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Hajadinaj ka reaguar në lidhje me tensionimin e gjendjes së sotme në veri të vendit.

    Haradinaj ka thënë se tensionet në veri janë të papranueshme dhe se sulmet dhe lëndimi i policëve janë akt i rëndë dhune dhe si të tilla janë të dënueshme.

    “Serbët lokalë të heqin dorë nga dhuna dhe të mos bijnë pre e interesave politike të Aleksandër Vuçiqit, të cilit edhe ashtu po i lëkundet pushteti”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai ka kërkuar nga Kurti që të jetë i kujdesshëm që të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtar.

    “Kryeministri i Kosovës nga ana e tij, të jetë maksimalisht i kujdesshëm dhe të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë”, ka shkruar Haradinaj.

    Sipas tij, ngërçi politik me serbët lokalë të Kosovës në veri mund të zgjidhet vetëm me dialog të hapur me ta.

    “Kosova nuk e ka luksin të veprojë e vetme dhe e pakoordinuar me miqtë ndërkombëtarë në kapërcimin e gjendjes së krijuar në veri. Apeloj tek qytetarët serbë dhe tek institucionet e Kosovës që të bëjnë të pamundurën në qetësimin e situatës”, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!