×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: S’ka vend që nuk zbatohet ligji në Kosovë

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 15:06

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur rreth aksionit të sotëm të policisë në veri të vendit.


    Haradinaj deklaroi se me urdhër të prokurorit është realizuar operacioni policor i arrestimit dhe bastisjes, të arrestimit të personave të dyshuar për korrupsion

    “Ka pas tentativa prej grupeve kriminale që me sulme me armë zjarri me pengu këtë aksion, mirëpo policia është e aftë që ta kryej punën e saj, dhe ata e kanë bërë një gjë të tillë sot”, ka thënë Haradinaj.

    Kryeministri ka shtuar se aksioni i sotëm është për të vendosur rend dhe ligj në vend.

    “Nuk ka logjik që dikush prej nesh me pengu zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit”, ka theksuar Haradinaj.

    Haradinaj në fund ka bërë apel që të gjithë të përmbahen nga çdo deklaratë që mund të jenë inkurajim i krimit e kontrabandës.

    Ndërkaq në aksionin e policisë është arrestuar edhe një shtetas rus i cili është munduar ta pengojë punën e Policisë së Kosovës, e për këtë Haradinaj tha se Ligji do të zbatohet ndaj çdo kujt që tenton ta rrezikojë sigurinë e vendit.

    “Ne e respektojmë imunitetin e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, Kosova i respekton të drejtat e tyre, nëse njëri nga këta përfaqësues e rrezikon sigurinë e ligjit ne e respektoj zbatojmë ligjin në baze të konventave ndërkombëtare. Nuk dua ta lidh këtë rast me agjendën e Rusisë, dihet qe është agjendë e destabilizimit, ne punojmë me aleatët tanë kundër këtyre agjendave. S’ka vend që nuk zbatohet ligji në Kosovë, ka pengesa mirëpo është e pamundur sepse krimi nuk ka me fitu”, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!