×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla takon ambasadorin e ri gjerman, Kosova me pritje të larta gjatë Presidencës gjermane me BE-në

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 13:02

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.


    Haradinaj – Stublla tha se Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës në Evropë, duke qenë mbështetje e fortë e shtetndërtimit dhe zhvillimit.

    “Si aleat historik e strategjik i joni, dhe shtëpi e qindra mijëra bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Gjermani, Kosova është thellësisht e përkushtuar që të forcojë më tej marrëdhëniet bilaterale në fushat e interesit të përbashkët”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla.

    Në këtë takim u bisedua edhe për liberalizimit të vizave, ndërsa Ministrja e Jashtme theksoi se ky proces është vonuar, dhe se shpresat dhe pritjet e Kosovës për realizimin e të drejtës për lëvizjen pa viza gjatë Presidencës gjermane, janë të larta.

    Kryediplomatja e Kosovës, po ashtu kërkoi që Gjermania të ketë rol aktiv në dialogun Kosovë – Serbi, në qartësimin e kornizës kohore dhe epilogut të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!