×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takohet me 1-shin e Telekomit, tregon çka do të bëjë për ta shpëtuar

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 15:39

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefin, me të cilin tha se ka diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në kompani.


    Haradinaj ka bërë të ditur se me të partin e Telekomit ka biseduar për obligimet milionëshe financiare, përfshirë këtu edhe kontratën me Z Mobile, shkruan Reporteri.net.

    “Prita në takim drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në këtë kompani dhe për obligimet financiare që ka kjo ndërmarrje, përfshirë këtu edhe kontratën me Z Mobile”, ka shkruar Haradinaj.

    Sipas Haradinajt, Qeveria e tij do të angazhohet që ta shpëtojë Telekomin, pasi thotë se është i angazhuar për një qëndrueshmëri biznesore dhe financiare të kësaj kompanie.

    “Qeveria e vendit angazhohet për qëndrueshmërinë biznesore dhe financiare të Telekomit të Kosovës”, ka thënë kryeqeveritari.

    Sidoqoftë, këto ditë është raportuar se Telekomi i Kosovës është në rrezik të mbylljes së xhirollogarive pas moskryerjes së obligimeve ndaj Z Mobile./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!