×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takohet me shefin e BE-së: Implementimi i marrëveshjes hapë perspektivë integruese të Kosovës në BE

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 13:25

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka takuar shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

    Haradinaj tha se me Szunyog, biseduan për zhvillimet politike në vend si dhe për normalizim të marrëdhenieve midis Kosovës dhe Serbisë.

    Po ashtu, kreu i AAK-së tregoi se ambasadori Szunyog, e vlerësoi qëndrimin e Aleancës karshi marrëveshjes së Ohrit.

    “Në një takim përmbajtësor të zhvilluar sot me z. Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, kemi diskutuar hapur për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t’i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhenieve midis Kosovës dhe Serbisë.

    Shpreha konsideratën time për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marreveshjeje. Po ashtu, pata kënaqesinë që të pranoj vlerësimin e Ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi.

    Implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!