×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti e ftoi në zyrë, Haradinaj: Thaçi nuk më tha se ka diçka të re nga Specialja

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 16:04

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj janë takuar sot në Presidencë.


    Kreu i AAK-së pas takimit ka thënë se me presidentin Thaçi kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, shkruan Reporteri.

    “Isha në takim me ftesë të presidentit, për konsultë për zhvillimet në vend. Diskutuam edhe për pandeminë, por edhe për temat tjera, zhvillimet në përgjithësi”, u shpreh Haradinaj.

    Haradinaj ka mohuar se në këtë takim është diskutuar për propozim aktakuzën e Zyrave të Specializuara.

    Ai ka thënë se Thaçi nuk i ka përmendur se ka diçka të re në këtë drejtim.

    “Nuk ra kjo temë, nuk mora vesh që ka diçka konkrete ose që ka ndonjë të re në këtë temë”, u shpreh shkurt Haradinaj para mediave./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!