×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj thotë se dy prej dëshmitarëve të mbrojtur në Speciale i njohin të gjithë

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 15:38

    Në Gjykatën Sepciale në Hagë po vazhdon senaca gjyqësor ndaj kreut të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

    Gjatë seancës, Haradinaj është pyetur për dëshmitarët e mbrojtur në procesin kundër tij, ndërsa ka thënë se edhe pse gjykata po i fsheh, ata janë të njohur për opinionin në Kosovë për qëndrimet e tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Asnjë prej dëshmitarëve nuk është sekret. Për juve është sekret, por në Kosovë i njohin. Personin me numër 29, si emër është i njohur edhe për një fëmijë që ka lindur në vitin 2000 ai nga vitit 2001 ka filluar të shkruj publikisht në gazeta, është i njohur për të gjithë me shkrimet e tij e imponon me njoft”, ka thënë Haradinaj

    Ndërsa për dëshmitarin me nr.30, ai tha se ka thirrur konferencë për media, ndërsa e ka vën në dyshim aftësinë e tyre mendore.

    “Ky me numër 30 ka thirrë mediat privatisht, ata që kanë qenë gjyqtar në Kosovë është e pamundur të mos e dinë për të dytë. Për mua është i luajtur (çmendur)”, tha Haradinaj . /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!