×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Unë i çoj në shtëpi ata që dëshirojnë me nda vendin tim

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 22:28

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ai i ka çuar në opozitë ata të cilët kanë dashtë ta ndajnë Kosovën.

    Haradinaj në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit ka thënë se ku do të që të jetë do të mbajë qëndrimin e tij, kundër ndarjes së Kosovës.

    “Unë e ndjej atdheun tim. E kam më shumë se parti, më shumë se pushtet më shumë se sa çfarë bëjë nesër. Ky është një dallim substancial i imi prej tjerëve. Kur kam dhënë dorëheqje e kam thënë edhe në këtë studio, gjysma e politikës ka qenë e dorëzuar para ndarjes. Ata që i kam çu në opozitë ia kanë bërë amin ndarjes dhe unë i çoj në shtëpi ata që dëshirojnë me nda vendin tim”, ka deklaruar Haradinaj në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Haradinaj ka thënë se është testuar deri në ditën e zgjedhjeve se mos po ndryshon qëndrim sa i përket ndarjes së Kosovës.

    “Mua më kanë testuar deri ditën e zgjedhjeve, edhe Bashkësia Ndërkombëtare mos po ndërroj mendje. E kam mbrojt interesin e Kosovës prej atyre që kanë deshtë me nda Kosovën pas 20 vjetëve. Edhe kushdo që do të ishte, baba apo nënë do t’i çoja në shtëpi. Nuk i kam çuar në shtëpi se janë PDK, por se kanë marrë vendim te gabuar”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!