×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj uron Kadarenë për ditëlindjen e 85-të

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 9:30

    Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar shkrimtarin shqiptar me famë botërore me rastin e 85 vjetorit të lindjes, Ismail Kadare.


    Kreu i AAK-së tha se si shqiptarë jemi me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, që me fuqinë e fjalës, e bëri të njohur të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës.

    “Urimet më të përzemërta gjeniut të letrave, Ismail Kadare, në 85-vjetorin e lindjes, duke i dëshiruar jetë të gjatë e shëndet, si dhe plot suksese të mëtejme në krijimtarinë e tij”, shkroi Haradinaj në faqen e tij në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!