×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Nëse KFOR-i largohet, Serbia vjen në Kosovë për dy minuta

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 22:58

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, letrën e Thaçit në adresë të Rasmussenit e ka quajtur obligim ndërkombëtar që vet Kosova e ka marrë përsipër.


    Hasani thotë se marrëveshjet që ratifikohen në Kuvend nuk mund të kthehen mbrapa.

    Ai ka thënë se baza juridike e letrës së Thaçit në adresë të Rasmussenit është Deklarata e Pavarësisë.

    Vetëm Kuvendi i Kosovës mund të bëjë ndryshime kushtetuese ku mund të kërkojë largimin e prezencës së huaj ushtarake”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare thotë se për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare që lidhen me Lindjen e Mesme, Rusinë apo Iranin nuk është e pamundur që NATO të largohet nga Kosova.

    Nëse largohet KFOR-i nga Kosova çfarë do të ndodhte?! Serbia për dy minuta do të vinte në Kosovë. Kuptohet me ndihmën e Rusisë, pasi ajo asnjë luftë nuk e ka fituara pa Rusinë. Vetëm në një luftë është futur e vetme dhe atë e ka humbur në përballje me Bullgarinë”, tha ndër të tjera Enver Hasani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!