×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashim Thaçi insiston: Në Berlin s’kemi marrë premtim për heqjen e vizave

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 20:30

    Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë të mbajtur me dy maj ka deklaruar s e “E kemi ‘Po’-në e Merkel për vizat”, këtë e mohon presidenti Hashim Thaçi.


    Ky i fundit insiston se nuk ka pasur asnjë premtim në Samitin e Berlinit për heqjen e vizave duke demantuar kështu kryeministrin.

    “Mosliberalizmi i vizave është produkt i mosunifikimit të Bashkimit Evropian. Përgjegjësia mbetet te kryeqytetet e BE-së dhe te krijimi i unitetit të tyre.

    Ne meritojmë heqjen e vizave dhe BE duhet ta respektoj kontratën sepse kemi punaur së bashku në mënyrë serioze dhe të përgjegjësi me ta. Është padrejtësi e madhe që po i bëhet Kosovës ky izolim.

    Në rrafshin zyrtar në Berlin, nga Merkel dhe Macron s’është diskutuar kjo çështje dhe as premtuar”, ka deklaruar Thaçi në KTV, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se ambasadori gjerman, Christian Heldt, më datë 8 maj ka deklaruar në Drenas se nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, por që liberalizimi duhet të ndodhë.

    Pra ai nuk ka dhënë asnjë datë se kur kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm drejt perëndimit.

    Por hezitimi i ambasadorit gjerman për mos dhënë data fare nuk po e pengon kryeministrin Ramush Haradinaj i cili po jep data të ndryshme.

    Ndërsa kohë më parë premtoi se në qershor do hiqen vizat, më pas ai ndryshoi deklaratë ku më 8 maj para anëtarëve të partisë së tij tha se “shtatori është opcional me u marr vendimi që ne me lëvizë brenda një viti lirshëm”.

    Por kryeministri Haradinaj së fundmi ka dhënë një premtim tjetër për heqjen e vizave, duke thënë se “liberalizimi i vizave për qytetarët do të kryhet para fundit të këtij viti”.

    Ambasadori gjerman refuzon të japë data për heqjen e vizave, Haradinaj me premtim të ri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!