×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashim Thaçi mes nxënësve japonez

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 13:30

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po vijon vizitën e tij zyrtare në Japoni ku ka pasur rastin të takojë edhe nxënësit e shkollës më të vjetër private në vendin aziatik.


    “Bashkë me anëtarët e grupit të miqësisë me Kosovën në parlamentin japonez e vizituam shkollën më të vjetër private në Japoninë Perëndimore”, njoftoi Thaçi.

    Gjithashtu, kreu i vendit ka vizituar kështjellën e Osakas e cila është ndërtuar ne mes të viteve 1583-1585.

    “Më pas vizituam edhe kështjellën e Osaka-s, e cila është ndërtuar në mes të viteve 1583 dhe 1585 nga luftëtari Tojotomi Hidejoshi. Sot ajo qëndron në mes të Osakës moderne si objekt i bukur dhe simbol i krenarisë së qytetit me të kaluarën”, përfundoi Thaçi.

    Statusi i plotë i Hashim Thaçit:

    Bashkë me anëtarët e grupit të miqësisë me Kosovën në parlamentin japonez e vizituam shkollën më të vjetër private në Japoninë Perëndimore. Më pas vizituam edhe kështjellën e Osaka-s, e cila është ndërtuar në mes të viteve 1583 dhe 1585 nga luftëtari Tojotomi Hidejoshi. Sot ajo qëndron në mes të Osakës moderne si objekt i bukur dhe simbol i krenarisë së qytetit me të kaluarën. HTH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!