×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashim Thaçi u kthehet ftesave për konsensus të brendshëm për Dialog me Serbinë

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 18:16

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ekipin Negociator.


    Thaçi ka vlerësuar Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, të cilët ishin emëruar si kryenegociator, por që sot emërimin e tyre e rrëzoj kushtetuesja.

    I pari i vendit përmes facebook-ut ka kërkuar sërish që të ketë unitet politik për dialogun.

    Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka vendosur lidhur me kërkesën e dorëzuar më parë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa neneve të Ligjit për Dialog dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror. Sipas kësaj gjykate Delegacioni Shtetëror për Dialog është jo kushtetues.

    Ky është reagimi i plotë i Presidentit:

    Republika e Kosovës ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë e përkushtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit përmes dialogut dhe rrugës evropiane, me mbështetjen e SHBA-së dhe gjithë partnerëve tanë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është udhërrëfyesi ynë në çdo hap drejt forcimit të shtetësisë sonë dhe drejt integrimit euroatlantik të shtetit tonë. Por, askush i vetëm nuk mund ta marrë barrën e zgjidhjes së një konflikti shekullor me Serbinë, prandaj gjithmonë kam apeluar për unitet politik në këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët tanë. Kosova, shtet i pavarur dhe i integruar në BE, NATO dhe OKB, në paqe dhe me fqinjësi të mirë, është obligim i ynë për gjeneratat e reja, të cilat nuk duhet të rriten me urrejtje ndëretnike dhe me ngarkesa çfare kemi pasur ne. E kemi fituar luftën dhe duhet ta fitojmë edhe paqen për qytetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në shoqërinë tonë shumetnike. Si president i vendit, e vlerësoj shumë vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë individuale të kryesuesve të Ekipit Negociator, të cilët kur Kosova ka vluar nga debatet shterpe politike, kanë qenë në gjendje të dalin përtej tyre dhe të marrin përgjegjësi shtetërore. Në përputhje me Kushtetutën dhe vullnetin politik, udhëheqësit e institucioneve, liderët politikë të të gjitha subjekteve, duhet të jenë të bashkuar në procesin e dialogut për arritjen e marrëveshjes paqësore, e cila hap perspektiven e integrimit të Kosovës dhe i jep fund izolimit dhe stagnimit! HTH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!