×
  • Lajme
  • Lajme

    Havolli: Rregullorja e re për sinjalizim të korrupsionit zgjidh shumë probleme

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 7:26

    Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsion, Shaip Havolli, beson se me hyrjen në fuqi të rregullores së re për sinjalizim, do të zgjidhen shumë probleme brenda kësaj agjencie në lidhje me misionin që ka.


    Havolli në një intervistë në Interaktiv, tha se rregullorja e re do të përcaktojë shumëçka, që e vjetra nuk e ka.

    “Rregullorja e re e përcakton se kush do të jenë personat që e udhëheqin, personat kontaktues, do të jenë apolitikë, pastaj do të jetë përgatitja profesionale, integriteti. Të gjitha i përcakton. Besoj se shumë shpejt do të finalizohet, kemi premtime edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu”, tha Havolli.

    Ai tha se rënit e vazhdueshme të qeverive kanë pamundësuar finalizimin e rregullores së re për sinjalizim të rasteve të korrupsionit.

    “Edhe pse s’ka qenë e hartuar kjo rregullore, ne kemi trajtuar disa raste që lidhen me sinjalizim. Janë diku 175 raste kontakti”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!