Përçarje në NISMA, Haxhi Shala thotë se Limaj ka treguar nepotizëm me emrat e ministrave

Haxhi Shala ka lënë të nënkuptohet se është i pakënaqur me mënyrën se si partia e tij NISMA ka zgjedhur ministrat.


Ai siç tha në mëngjes për Reporteri.net se ende nuk ka vendosur për votën, këtë e tha edhe para pak çastesh.

Por Shala shprehur pakënaqësinë e tij siç tha për nepotizmin në parti të treguar nga kryetari Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

“Po shkoj në Kuvend, do të shoh programin edhe si po shkon rrjedha e seancës”, tha Shala, për T7, shkruan Reporteri.net.

Shala ka shprehur pakënaqësi për emrat që ka zgjedhur kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, për emrat që ka zgjedhur për ministra, duke thënë se ka nepotizëm në emrat që janë zgjedhur. /Reporteri.net/.