×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu i PDK-së i bën thirrje Qeverisë: Tërheqja do të thotë autonomi për serbët në veri

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 22:48

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas zhvillimeve në veri të vendit duke bërë thirrje për mostërheqje të Qeverisë së Kosovës.

    Haxhiu ka thënë që Kosova nuk duhet të tërhiqet për shkak të tensioneve e dhunës së “huliganeve dhe strukturave paralel të organizuar nga Beogradi.”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tutje ai tha se çdo tërheqje e Qeverisë nga sundimi i ligjit dhe sovranitetit do të thotë autonomi për serbët në Veri.

    “Kryetarët e zgjedhur te Komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq sot filluan ditën e parë të punës me shumë tensione për shkak të dhunës së ushtruar nga strukturat paralel të Serbisë.”, shkroi Haxhiu në Facebook.

    “Shteti i Kosovës nuk duhet të tërhiqet për shkak të tensioneve e dhunës së huliganeve dhe strukturave paralel të organizuar nga Beogradi.”, shtoi ai.

    “Çdo tërheqje e Qeverisë nga sundimi i ligjit dhe sovranitetit do të thotë AUTONOMI për serbët në Veri.”, përfundoi ai.

    Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, policia e Kosovës ka intervenuar në tre komunat veriore për të larguar serbët lokalë nga dyert e ndërtesave komunale në tre komunat veriore, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq dhe për të mundësuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objekte./Reporteri.net./

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!