Haxhiu: Jemi në prag të valës së tretë të COVID-19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, rritjen e numrit të rasteve ditëve të fundit me COVID-19 e sheh si shqetësuese dhe paralajmërim se vendi po hyn në valën e tretë të pandemisë.


Haxhiu, në një postim në Facebook, ka shkruar se rritja progresive në javën e fundit e numrit të rasteve pozitive (+1336) dhe rasteve aktive (+783) është shqetësuese, andaj kërkon një kujdes maksimal të të gjithëve për uljen e këtyre shifrave.

“Respektimi i Ligjit AntiCovid-19, respektimi i rekomandimeve të IKSHPK-së dhe vendimeve të MSH-së, mbajta e maskës, distancës, higjiena, dezinfektimi i duarve, shmangia e tubimeve duhet të jenë prioritet për çdo qytetar të Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Haxhiut:

“Ju lutem tregoni kujdes të shtuar!
Jemi në prag të valës së tretë të pandemisë COVID-19.

Rritja e numrit të rasteve ditëve të fundit është shqetësuese dhe paralajmërim se po hyjmë në valën e tretë të pandemisë COVID-19.

Rritja progresive në javën e fundit e numrit të rasteve pozitive (+1336) dhe rasteve aktive (+783) është shqetësuese, andaj duhet angazhim dhe kujdes maksimal i të gjithëve për uljen e këtyre shifrave.

Respektimi i Ligjit Anti-Covid-19, respektimi i rekomandimeve të IKSHPK-së dhe vendimeve të MSH-së, mbajta e maskës, mbajtja e distancës, higjiena, dezinfektimi i duarve, shmangia e tubimeve duhet të jenë prioritet për çdo qytetarë të Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.

P.S. Numrin e rastev nê javën e fundit.
Raste aktive COVID-19:
E martë —- 2478,
E hënë —– 2332,
E dielë—— 2192,
E shtunë — 2062,
E premte — 1953,
E enjte —– 1871,
E mërkurë — 1770,
E martë —- 1695,

Raste pozitive COVID-19:
E martë —- 197,
E hënë —– 205,
E dielë —– 186,
E shtunë — 166,
E premte — 169,
E enjte —– 159,
E mërkurë– 124,
E martë —- 130.”, ka shkruar Haxhiu.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, të Asociacionit të Komunave të Kosovës, inspektoratet qendrore dhe lokale, koordinatoret rajonalë dhe akterë të tjerë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Pas takimit, Zemaj ka thënë se në këtë takim kanë marrë vendim për rritje të kontrolleve, e fokus do të jetë sektori i gastronomisë dhe institucionet qendrore dhe lokale.

Zemaj ka thënë se janë në pritje të kontingjentit të punësimit për 450 policë, të cilët do të fillojnë ushtrimin e mandatit të tyre dhe do të jenë pjesë ndihmëse në zbatueshmerinë e masave.

Kosovës të martën i janë​ shtuar 197 raste të​ reja me coronavirus, pas marrjes së​ 1,018 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tri viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 48 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,478

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me coronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 18,345 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 669 pacientë kanë vdekur.