×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu kërkon llogari nga QKUK për rastin e vrasjes së shtatzënës: Fëmija ka mundur të shpëtohet

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 19:44

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar përgjegjësi nga Qendra Klinike Universitare për rastin e vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë.

    Në seancën e Kuvendit e Kosovës, ku po diskutohet ndryshimet në kodin penal dhe atë të procedurës penale për rastet e dhunës seksuale, Haxhiu tha se llogari duhet të jepet edhe për mos shpëtimin e fëmijës së H.M.

    “Çdo i diplomuar në fakultetin e mjekësisë e dinë në rastet e tilla duhet të ruhen provat, apo duhet të shpëtohet jeta. Dikush duhet të jep llogari për atë fëmijë që ka vdekë, sepse nuk është bërë përpjekje as minimale me u shpëtuar”.

    “Ai fëmijë ka pasur nesër me lindë. Vetëm një prerje cezariane që është zbuluar 2500 vjet më herët me pas bërë… Këtë e kërkoj që ministrja nëse s’ka pasur dorëheqje morale, atëherë prej gjithë zingjirit brenda QKUK-së duhet të kërkohet llogari”, tha ai.

    H.M është vrarë javën e kaluar nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së. Dy ditë më pas i njëjti ka kryer vetëvrasje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!