×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Lajmi për zhdukjen e personit që ishte në dhomë me Astrit Deharin na ka tronditur

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 11:01

    Mbrëmë është raportuar se Adonis Gashi, njëri nga tre shokët e qelisë në të cilën po mbahej Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit është shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë.


    Ndaj këtij lajmi ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, njëherit e mandatuar nga Kurti për ministre të Drejtësisë e cila ka shkruar në Facebook se lajmi për zhdukjen e shokut të dhomës së Astrit Deharit, ishte tronditja e radhës.

    Haxhiu ka shkruar tutje se sikurse mbrëmë nuk kanë asnjë informacion nëse lajmet në fjalë janë të sakta, e nëse po çka do të bëjnë institucionet në këtë drejtim, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Mbrëmë nga portali kallxo.com u informuam se njëri nga personat që ka qenë në dhomë me aktivistin tonë Astrit Dehari është zhdukur. Padyshim se ky lajm ishte tronditje e radhës për të gjithë ne që kërkojmë drejtësi për Astritin!

    Sikurse mbrëmë as sot nuk kemi asnjë informacion se a janë të sakta këto lajme, nëse po, çfarë po bëjnë institucionet në këtë drejtim.

    Familja, aktivistët dhe qytetarët duhet të njoftohen sa më parë.

    Drejtësi për Astrit Deharin!

    https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3246892628714839

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!