×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Ndërhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 20:20

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se blerja e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore nuk është sekret shtetëror por është obligim ligjor që procesi i blerjes të bëhet publik.


    Kështu është shprehur ai përmes një postimi në Facebook gjersa ka shtuar se fajtor për mossigurimin e vaksinave është Qeveria dhe jo mediat.

    “Nderhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë”, shkroi ai.

    Postimi i plotë:

    Jo shtet policor!
    Stop diktaturës!

    Blerja e vaksinave, barnave e paisjeve mjekësore nuk është sekret shtetëror, por është obligim ligjor që procesi i blerjes të bëhet publik dhe transparent sipas ligjit për shëndetësi, ligjit për pandeminë dhe Kushtetutën e Kosovës.

    Fajtor për mos sigurim të vaksinave anti-COVID-19 nuk janë mediat, por Qeveria e Kosovës.
    Nderhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!