×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Në dialog shkojnë persona të papërgatitur dhe pasuritë e Kosovës të ndërtuara me djersë i ndajnë me Serbinë

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 10:41

    Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulna Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit, Besnik Tahiri, për Liqenin e Ujmanit.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se në dialog po shkojnë persona të papërgatitur të cilët pranojnë që pasuritë e Kosovës të ndërtuara me djersë, të bëhen pazar dhe t’i ndajnë me Serbinë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas saj, të njëjtit nuk do pranonin kurrë studim fizibiliteti që pronat e tyre t’i ndajnë me fqinj, por kur bëhet fjalë për pronat e Kosovës, ajo thotë që nuk e kanë problem.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Sa i përket Ujmanit, Kosova duhet tani ta dëshmojë që është i Kosovës, paska thënë zëvendëskryeministri Tahiri, njësoj si kryeministri i tij. Ka thënë që duhet t’i paraqesim argumentet sepse ka shumë të dhëna kinse. Me një fjalë sipas tij nuk është bash e sigurtë.

    Ja kush e përfaqëson Kosovën!

    Persona të cilët shkojnë komplet të papërgatitur dhe pranojnë që pasuritë e Kosovës të ndërtuara me djersë për vite me radhë, të bëhen pazar dhe t’i ndajnë me Serbinë.

    Për pronat e tyre nuk kishin pranu kurrë studim fizibiliteti për me i nda me fqinjë. Por kur bëhet fjalë për pronat e Kosovës, se kanë fare problem. Madje edhe kur fqinji është Serbia që ka bërë gjenocid në Kosovë dhe e lufton e nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    Kjo Qeveri është shumë e rrezikshme dhe shumë e dëmshme andaj duhet të largohet.

    https://www.facebook.com/hapeporten/posts/4301210643283027

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!